Sherr mes lojtarëve të Man Unitedit: Matic e shtyu Bruno Fernandesin gjatë një fjalosjeje në fushë

16:25 | 24 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Manchester Unitedi e siguroi kualifikimin në gjysmëfinale të Carabao Cup, pas fitores së vështirë ndaj Evertonit në Goodison Park, falë golave të vonshëm të Edinson Cavani dhe Anthony Martial.

Ekipi vendas mbështetej nga 2.000 tifozë, të cilët ishin të zhurmshëm, ndërsa skuadra e tyre e zemrës nuk u dorëzua deri në fund.

Gjatë ndeshjes ndodhën disa incidente kundërthënëse, duke përfshirë dy vendime të rëndësishme në mungesë të sistemit VAR.

Fillimisht, Richarlison e lëndoi kokën pas një përplasjeje të rrezikshme me Eric Bailly dhe dukej sikur e humbi vetëdijen.

Ndërsa disa minuta më pas, Cavani e kapi për fyti Yerry Minan, ndërsa kolumbiani u rrëzua në tokë. Sidoqoftë, uruguaiani i shpëtoi kartonit të kuq.

Një tjetër moment që ka nxitur reagime të tifozëve të Unitedit në rrjetet sociale, ishte zënka ndërmjet Nemanja Matic dhe Bruno Fernandes.

Mesfushori serb e shtyu kolegun e tij portugez dhe më pas filloi t’i bërtiste trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe pjesës tjetër të bankës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme