Shënuesi i vetëm i Kosovës e komenton kështu humbjen nga Turqia

23:29 | 11 Qershor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm për Kosovën.

Mirëpo, ai thotë se nuk ndihet i lumtur, për shkak të rezultatit.

“Sigurisht nuk jam i gëzuar, humbëm thellë 4:1. Si në secilën ndeshje po jemi afër, barazuam, u kthyem në lojë, por më pas pësuam golat”.

“Goli i dytë? Secili lojtar duhet ta ketë lojtarin e vet, ai ishte më i shkurtri dhe na shënoi”.

“Nuk kemi qenë shumë me pesë mbrojtës, sepse Enisi luante më përpara. Fazën mbrojtëse më shumë kemi qenë katër”, përfundoi Rrahmani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme