Google ADS

Shënon James Rodriguez, nuk e feston golin

22:12 | 1 Maj 2018
Arbresh Info

Bayern Munichu ka arritur të barazoj shifrat kundër Real Madridit në Bernabeu.

Kampioni i Gjermanisë ka shënuar për 2 me 2 në minutën e 63′ të ndeshjes kthyese në UEFA Ligë të Kampionëve kundër gjigantit spanjoll, transmeton portali arbresh.info.

James Rodriguez ka shënuar golin e barazimit në Bernabeu, por ish ylli i ‘Los Blancos’ nuk ka festuar golin kundër ish skuadrës së tij.

Rodriguez mposhti portierin Keylor Navas pas dy përpjekjeve të njëpasnjëshme.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes tani është 4 me 3 në favor të skuadrës së Zinedine Zidanes./arbresh.info/

Të ngjashme