Juventusi ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir pasditen e sotme (e shtunë) kundër Genoas.
“Zonja e Vjetër” është duke udhëhequr me rezultat 1 me 0 në takimin në kuadër të xhiros së nëntë në Serie A kundër Genoas, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Cristiano Ronaldo, i cili është transferuar te kampioni italian gjatë verës për një tarifë rekorde për klubin prej 100 milionë euro nga Real Madridi, ka gjetur portën edhe në takimin e sotëm në kampionatin italian.
33-vjeçari realizuar një gol me lehtësi derisa po zhvillohej minuta e 18′ e ndeshjes në stadiumin Allianz.
Pasi kaloi dy futbollistë të skuadrës mysafire, Joao Cancelo bëri një goditje të fuqishme drejtë portës, por ajo u ndërpre nga barrikada e skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Ivan Juric dhe topi kaloi te sulmuesi portugez që paraprakisht ishte në kërkim të tij.
Ish ylli i Real Madridit me një goditje të lehtë futi topin në rrjetë mes këmbëve të sulmuesit Krzysztof Piatek, i cili tentoi ta bllokonte atë, duke zhbllokuar shifrat për 1 me 0.
Goli kundër Genoas ishte i pestë për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë mes akuzave të rënda për përdhunimin e një modele amerikane në Las Vegas në vitin 2009.
Ronaldo po ashtu ka bërë edhe katër asistime brenda gjithsej 18 paraqitjeve deri tani për skuadrën nën udhëheqjen e Max Allegrit në të gjitha kompeticionet.
Sulmuesi është në formë të mirë para ndeshjes ndaj ish skuadrës së tij – Manchester United në kuadër të UFEA Ligës së Kampionëve./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin nga Ronaldo:
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...