Meriton Korenica po tregon edhe njëherë tjetër klasin që ka në këmbët e tij.
Futbollisti dardan ka qenë protagonist sot në fitoren e Clujit me rezultat 3-2 ndaj Otefulit në kuadër të Superligës së Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Ai ka realizuar golin e parë në këtë ndeshje për epërsinë fillestare të skuadrës së tij me rezultat 1-0.
Ndërsa ka asistuar tek goli i tretë i cili ishte i fitores për Clujin.
Për paraqitjen e tij fantastike në këtë takim, Korenica mori notën 9.0 nga Sofascore e cila ishte më e larta se sa çdo lojtar tjetër në fushë.
28-vjeçari ka 20 ndeshje të zhvilluara këtë sezon në ligë ku tashmë ka arritur në shifrën e tri golave të shënuar dhe po aq asistimeve.
LEXO EDHE:
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...