Ende ka kaluar dhjetë minuta lojë janë shënuar dy gola në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës.
“Tre Luanët” janë përgjigjur menjëherë pas golit befasues nga skuadra e Bernard Challandes në minutën e parë të ndeshjes si pasojë e një gabimi nga mbrojtja e nikoqirëve, shkruan portali arbresh.info.
Ishte Valon Berisha që dërgoi topin në rrjetën e portierit Jordan Pickford për 0 me 1.
Sidoqoftë, kombëtarja në pozitën e katërt në ranglistën e FIFA-s shënoi për 1 me 1 në minutën e 8′ për të barazuar gjithçka në St. Mary’s.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling shënoi me kokë pas rivënies së parë këndore në këtë ndeshje.
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër