Google ADS

Shenjë e mirë për Kosovën! Shtohen telashet e Suedisë para ndeshjes me “Dardanët”

22:45 | 27 Shtator 2021
KRG

Në kampin e Suedisë nuk qëndron një atmosferë e mirë para ndeshjes me Kosovën.

Pas lëndimeve te Filip Helanderit dhe Alexander Isakut, suedezët mund të mbeten edhe pa Jordan Larssonin, pasi është lënduar në stërvitje te Spartaku i Moskës dhe pritet të mos jetë në dispozicion të përzgjedhësit Janne Andersson.

Përzgjedhësi i Suedisë pritet që këtë javë të publikoj edhe listën e të ftuarve për ndeshjet e muajit tetor. Skandinavët janë nikoqir te Kosovës ndeshje kjo e cila zhvillohet me 9 tetor për kualifikueset e Botërorit.

Të ngjashme