Sulmuesi Shend Kelmendi do ta vazhdojë karrierën në Kategorinë Superiore Shqiptare te Skënderbeu i Korçës.
Burime të Gazetaolle.com pranë futbollistit, bëjnë me dije se ai tashmë ka arritur marrëveshje me klubin shqiptar.
Kelmendi ditë më parë u injorua duke u larguar nga klubi ku u rrit, Prishtina që nuk ia vazhdoi kontratën.
Ndryshe, Kelmendi edhe më parë është kërkuar nga Skënderbeu, mirëpo Prishtina kërkoi dëmshpërblim për ta liruar.
Prishtina kërkoi 200,000 euro nga Skënderbeu për Shend Kelmendin, madje kërkuan edhe 20 për qind të kartonit të tij.
Tani pas dy viteve klubi i Prishtinës e lë të lirë njërin ndër futbollistët më të talentuar në futbollin kosovar.
Kujtojmë se Skënderbeu ka kaluar dy ture në Ligën e Evropës derisa këtë garë do ta vazhdojë ndaj Mlado Bolesvalit të Çekisë.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...