Mesfushori i Newcastle United, Jonjo Shelvey beson se ata do të jenë skuadër e madhe pas disa vitesh sikurse Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
“Laraskat” kanë shijuar një rilindje në gjysmën e dytë të sezonit, që nga emërimi i menaxherit Eddie Howe.
Lëvizja ndodhi rreth kohës së marrjes së klubit nga një konsorcium i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili zëvendësoi Steve Bruce me Howe për të siguruar që klubi të shmangte rënien.
“Unë e dua jetën këtu, Newcastle është një vend i mrekullueshëm për të jetuar. Zakonisht bëj vetëm tre vjet dhe pastaj vazhdoj, por këtu jam i vendosur”, ka thënë fillimisht Shelvey për Sky Sports.
“Të gjithë në klub po shkojmë në të njëjtin drejtim – shoqëria përreth vendit është diçka që nuk e kam parë më parë”.
“Kurrë nuk kam pasur një menaxher të tillë më parë. Gjëja e parë që bëri ishte t’u jepte të gjithëve një fletë letre për të shkruar emrat e grave dhe fëmijëve të tyre, plus të gjitha ditëlindjet tona. Ai dëshiron të dijë gjithçka për të gjithë. Jam i lumtur që jam pjesë e planeve të tij dhe dua të bëj gjithçka për ta shpërblyer”.
“Në disa klube ju keni probleme nëse nuk luani. Lojtarët mund të heqin dorë nga stërvitjet ndonjëherë, por në Newcastle ata që nuk luajnë janë në stërvitje të nesërmen, ndërsa të tjerët që rikuperohen – ata ndoshta janë më në formë se ata që kanë luajtur një ditë më parë”.
“Ky klub do të jetë i madh. Unë po flas, klub i madh si PSG dhe Man City. Do të marrë kohë, dhe është një proces ndërtimi, por Newcastle mund të shkojë në krye. Ne të gjithë duhet të jemi të durueshëm. Gjithçka që dua është të jem pjesë e procesit”, përfundoi mesfushori anglez.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...