Me ftesë të presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, e ka vizituar Kosovën për tri ditë më radhë, përcjellë arbresh.info.
Në ditën e tretë, Ahmad Al-Fahad Al-Sabah u paraqit në një konferencë për media. “E kisha një vizitë shumë të shkurtër, por me takime shumë të rëndësishme. Kosova po bënë përpara pasi që sporte shumë të famshme në vendin tuaj si xhudo dhe boksi janë shumë të suksesshme në vendin tuaj dhe mund të përparoni edhe më shumë”, ka thënë Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah.
“Unë besoj se Komiteti Olimpik do të bazohen ë këto sporte pasi nevojiten kushte minimale”, shtoi ai.
Tutje, Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah foli edhe për takimet e shumta që kishte në Kosovë. “Kisha takime shumë të rëndësishme dhe presim që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në ta ardhmen”, theksoi Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah.
Ndër takimet më të rëndësishme ishin ato me kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ministrin Kujtim Gashi. /arbresh.info/
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...