Paris Saint-Germain janë “kokë e këmbë” të fiksuar pas lojtarit të “pafat” të Manchester United.
Sulmuesi anësor ka pasur telashe të mëdha me menaxherin e Djajve të Kuq, mirëpo sipas mediumeve angleze, tanimë ai është mirëpritur dhe janë sqaruar të gjitha gjërat me Erik ten Hag, shkruan Arbresh.info.
Sipas BBC Sport, skuadra franceze, Paris Saint-Germain kanë rënë në marrëveshje për kushtet personale me lojtarin, ndërsa mbetet vetëm marrëveshja mes dy klubeve, shkruan Arbresh.info.
PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë tre lojtarë në shkëmbim për sulmuesin anglez.
Bëhet fjalë për Manuel Ugarte, Nordi Mukiele dhe Milan Skriniar.
Sancho në sezonin e fundit ishte i huazuar tek Borussia Dortmund, ku në Bundesliga u paraqit në 14 ndeshje me fanellën e skuadrës gjermane, ndërsa shënoi 2 gola.
Vlera e sulmuesit anglez, sipas faqes së madhe se njohur, “Transermarkt” shkon deri në 30 milionë euro, mirëpo kjo shumë, nuk pritet të jetë një pengesë për skuadrën franceze./ Arbresh.info
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër