Sheik Jassim është i gatshëm të bëjë ofertë për blerjen e Liverpoolit, pasi u tërhoq nga gara për të marrë drejtimin e Manchester United.
Biznesmeni nga Katari ka shpresuar se do mund të blej skuadrën e Manchester Unitedit nga familja Glazer, shkruan Arbresh.info.
Sipas ESPN, oferta ishte 5 miliardë paund, pothuajse sa dyfishi i vlerës që posedon tani, skuadra.
Oferta e tij e fundit shkoi deri në 6 miliard paund.
Ndërsa Jim Ratcliffe ka rënë dakord që të marrë në një marrëveshje prej 1.3-16 miliard paund, ku do ti takonin 25-30% të aksioneve të pakicës së familjes Glazer.
Gazetari i DailMail, Mike Keegan ka këshilluar Sheikh Jassim që të nisë një ofertë për një nga rivalët e Premier League të United si ‘hakmarrje’ për humbjen e marrjes së Old Trafford.
Në një deklaratë nëntorin e kaluar, pronarët aktualë të Liverpoolit, FSG, lëshuan një deklaratë duke treguar se ata do të pranonin oferta për investime të jashtme ‘nëse do të ishte në interesin më të mirë të Liverpoolit si klub ‘ .
Por egziston një problem pasi FSG nuk është më në kërkim të investitorëve të rinj pasi ka arritur një marrëveshje me Dynasty Equity.
Po ashtu një tjetër problem është se tifozët e Liverpoolit janë kundër që klubi i tyre të bëhet një klub shtetëror si Manchester City, pavarësisht nga injektimi i parave të premtuara.
Sheik Jassim pritet që një ofertë të radhës ta ketë për skuadrën e Interit, nëse nuk i ipet mundësia për Liverpoolin./Arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...