Shefki Kuqi mund të bëhet trajner i Bersant Celinës te Ipswich Town

15:11 | 9 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Ish-sulmuesi i Ipswich Town, Shefki Kuqi ka aplikuar për postin e lirë të menaxheri të klubit.

Ish-futbollisti shqiptar, ka qenë në kërkim të punës së tij të parë të trajnerit të futbollit anglez për disa vite, kurse tani mund t’i ofrohet një punë e tillë.

“Unë e vendosa aplikim tim”, tha ai për BBC Radio Suffolk.

“U thashë ku jam, ata e dinë se ku jam. I kam ndjekur gjërat nga afër, kam qenë në shumë lojëra dhe besoj fuqimisht se e di se çfarë duhet ndryshuar”, përfundoi Kuqi.

Në rast se merr drejtimin e skuadrës angleze, Kuqi do të kishte në menaxhim edhe futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme