Shefi i Werder Bremen paralajmëron klubet angleze: Nuk do e shesim Rashicën në çmim të lirë

13:49 | 1 Prill 2020
Arbresh Info

Shefi i Werder Bremen, Frank Baumann insiston se nuk do e shesin yllin e skuadrës, Milot Rashica për një çmim të lirë.

Në ditët e fundit kosovari ishte i lidhur me kalimin te Aston Villa ose Liverpool, pasi pranoi se dëshiron të luaj në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Por, Baumann i ka paralajmëruar klubet angleze se nuk do e shesin lirë Rashicën.

“Lojtarë shumë të mirë do jenë gjithmonë në merkato. Do fillojmë përsëri”.

“Por, e përjashtojë se do e japim Milotin për çmim të lirë”, deklaroi ai.

Pos dyshes nga Premierë Liga, interesim ka edhe Borussia Dortmund që e shohin si zëvendësuesi adekuat i Jadon Sancho./arbresh.info.

Të ngjashme