Zëvendës-presidenti i Monacos, Vadlim Vasilyev ka paralajmëruar Arsenalin dhe Liverpoolin se Thomas Lemar, nuk do të largohet nga klubi këtë muaj.
Reprezentuesi francez ka qenë synim i dy gjigantëve anglez që nga sezonin i kaluar por çmimi i lartë i vendosur nga klubi francez prej 100 milionë euro ka bllokuar këtë transfer.
Topçinjtë janë duke kërkuar zëvendësim për Alexis Sanchez, i cili kaloi në Manchester United, edhe pse Pierre-Emerick Abuameyang pritet që sot ta finalizojë kalimin e tij në Emirates Stadium këtë javë.
Liverpooli po ashtu ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e Philipe Coutinhos, i cili u transferua në Barcelonë për shumën rekorde 160 milionë euro në fillim të këtij muaji, por trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka deklaruar se nuk do të ngutet që shpenzojë parat.
Përderisa kampionët franez do të pranojnë oferta për Lemar gjatë verës së ardhshme, Vasilyev insiston se asnjë marrëveshje për të nuk do të ndodhë të mërkurën, që është dita e fundit e afatit kalimtar të janarit, transmeton arbresh.info.
“Ai do të qëndrojë në Monaco 100% deri në fund të sezonit. Edhe nëse Arsenali dhe Liverpooli do të ofrojnë shuma të mëdha në fund të afatit? Kjo nuk është relevante.”, tha ai për RMC.
“Ne do të themi jo, sepse objektivat janë të çarta. Pa një lojtar të rëndësishëm si Lemar, ne nuk do të kemi sukses”, përfundoi Vasilyev.
Vetëm pesë pikë i ndajnë dy skuadrat në renditjen tabelare të Premierligës dhe sonte që të dyja do të zhvillojnë takimet e tyre.
Arsenali do të luajë si mysafir i Swansea, ndërsa Liverpooli do ta vizitojë Huddersfieldin. /arbresh.info/
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...