Shefi i Mercedes në Formula 1, Toto Wolff, është shprehur krenar me vendlindjen e tij, Austrinë.
Wolff është shumë i kënaqur që Austria po i jep startin këtij sezoni në Formula 1, pas shumë komplikimeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.
Pista e Austrisë do të mbajë dy raundet e para të sezonit, dhe kjo e bën krenarë shefin e Mercedes.
“Jam shumë optimist që ne mund të fillojmë në Austri, sepse Austria ka qenë një nga vendet që kontrolloi më së miri virusin dhe mbajti numër të ulët të rasteve”, ka thënë Wolff, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se ata do të vijnë me një plan të mirë edhe për garën. E di pistën shumë mirë, sepse kam bërë mijëra xhiro aty, si garues dhe si instruktor”, shtoi bosi i Mercedes.
“Jetoja në Spielberg, isha një pilot i ri. Ndihesha si në shtëpinë e dytë. E dua Styria dhe kam shumë kujtime nga ai vend. Ta filloj sezonin aty më bën krenar, si dhe fakti që Austria po i jep startin sezonit, dhe po bën këtë në dy vikende radhazi, kështu që dy gara mund të përfundojnë. Po e pres këtë”, ka thënë ndër të tjerash Wolff.
Gara e parë e Formula 1 këtë sezon pritet të zhvillohet më 5 korrik, siç u cek më lart, në pistën ku zhvillohet Grand Prix Austria.
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë