Chelsea ka arritur të përfitojë nga pandemia e koronavirusit për të realizuar transferimin e mesfushorit Kai Havertz, kështu ka thënë shefi i Bayer Leverkusen-it, Rudi Voller.
“Blutë” shpenzuan rreth 70 milionë euro për të kompletuar transferimin e gjermanit, transmeton portali arbresh.info.
Voller mendon se Chelsea ka bërë biznes në mënyrën më të mirë sepse vitin tjetër kjo marrëveshje nuk do ishte arritur në këtë vlerë.
“Chelsea thjesht bëri një ofertë të mirë në pandeminë e koronavirusit. Vitin tjetër do ishte shumë më vështirë që Chelsea të transferonte Kai”.
“Skuadrat e tjera preferuan të ndalen shkaku i vlerës së lartë. Ne do të investojmë këtë vlerë që fituam nga Kai”, deklaroi ai.
Havertz me klubin londinez nënshkroi kontratë pesëvjeçare me vlerë 310 mijë euro në javë./arbresh.info.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...