Shefi i ekipit mjekësor e humb vendin e punës pas plot 23 viteve

11:40 | 15 Maj 2018
Arbresh.info

Shefi i shënimeve mjekësore në Arsenal, Colin Lewin, e ka humbur vendin e punës pas plot 23 viteve me klubin nga Premierliga.

44-vjeçari u njoftua të hënën se e kishte humbur vendin e punës, vendin që i ka tronditur shumë lojtarë dhe anëtarë të stafit në Arsenal, raporton BBC, përcjell Express.

Lewin largohet si pjesë e një ristrukturimi të departamentit mjekësor që mund të rezultojë në largime të tjera.

Largimi i tij është më i fundit në një seri largimesh nga dera e pasme pas njoftimi të Arsene Wengerit se do të largohet në fund të sezonit.

Francezi 68-vjeçar do të largohet nga Arsenali pas 22 viteve në krye dhe pas një sezoni të cilin “Topçinjtë” e përfunduan në vendin e gjashtë në ligë dhe arritën në gjysmëfinale të Evropa Ligës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme