Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se klubi gjerman nuk do ta shesë asnjë futbollist me çmim të zbritur në verë.
Dortmundi do të përballet sonte me Manchester City në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, si humbës i ndeshjes së parë me rezultat 2:1 javën e kaluar në Etihad.
Duke qenë se renditet në vendin e pestë kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund, Dortmundi nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në garën kryesore evropiane për klube sezonin e ardhshëm.
Por nëse klubet rivale mendojnë se kjo do t’iu ndihmonte atyre t’i blinin yjet e Dortmundit, si Erling Braut Haaland dhe Jadon Sancho, Watzke thotë se ata e kanë gabim.
“Kur COVID-19 goditi, ne nuk e kishim asnjë borxh. Asnjë euro. Për shkak të kësaj, ne jemi rehat. Ne nuk kemi nevojë ta shesim ndonjë lojtar. Kjo është e rëndësishme”, tha Watzke për BBC.
“Klubet e pasura në botë, duhet ta dinë se kur e duan një lojtar të Dortmundit i kanë dy mundësi. E para është, unë u them atyre nuk keni gjasa. E dyta, do t’iu them ‘ky është çmimi’. Pastaj ata duhet ta dinë se ky është çmimi dhe nuk ka çmim tjetër. Ne jemi të qartë dhe të sinqertë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...