Shefi i Dortmund, Watze mbron Bellingham pas komenteve për gjyqtarin

12:16 | 6 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Shefi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watze thotë se Jude Bellingham ka mbështetjen e plotë të drejtuesve pas komenteve të tij për gjyqtarin e ndeshjes Dortmund – Bayern Munchen, Felix Zwayer.

Pas humbjes së tyre të diskutueshme 3-2 ndaj Bayernit, Bellingham “sulmoi” Zwayer-in duke iu referuar rastit të tij të kaluar për trukime të ndeshjeve.

Watze, në reagim, deklaroi: “Unë mbajë anën e Jude”.

“Kjo është për shkak të emocionit në këtë moment. Jude Bellingham na kujtoi diçka që ka ndodhur në të vërtetë”.

“Duhet të jesh në gjendje të anashkalosh faktin që një 18-vjeçar merr diçka të tillë nga një situatë e tillë. Sepse edhe ne duhet të anashkalojmë shumë. Mund të thuhet shumë më tepër për performancën e Felix Zwayer, por unë nuk dua t’i hedh benzinë zjarrit tani”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme