Shefi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke ka thënë se klubi nuk do t’i shesë lojtarët në çmim me të ulët se vlera e tyre.
Në muajt e fundit ka raportimet të mëdha që dy gjigantët anglez, Manchester United dhe Chelsea janë të interesuar për Jadon Sancho, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mail, Dortmund kërkon 100 milionë euro për anglezin, mirëpo pandemia e koronavirusit ka bërë që “Djajtë e Kuq” dhe “Blutë” të shpresojnë se vlera e kartonit të Sancho-s të zbritet.
Por, këto spekulime i la hedhur poshtë Watzke, i cili ka deklaruar se nuk do ia lirojnë çmimin e lojtarëve.
“Duhet të kesh respekt se çfarë dëshiron lojtari, mund të them se edhe klubet e mëdha, pavarësisht krizës nuk besojnë se do ia dalin me ne”.
“Nuk kemi nevojë t’i shesim lojtarët në vlerë më të ulët”, deklaroi ai për Bild.
Sancho këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyer duke shënuar 17 gola dhe kontribuar me 19 asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...