Google ADS

Sheffield United ‘turpëron’ Tottenham-in

20:56 | 2 Korrik 2020
Arbresh Info

Sheffield United ka mposhtur me rezultat bindës 3 – 1, skuadrën e Tottenham-it.

Vendasit qysh në minutën e 31-të përmes Berge kaluan në epërsi, kurse pas dy minutave Kane barazoi shifrat, por pasi u rishikuar VAR, goli u anulua për pozitë jashtëloje, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë pritej rikthimi i Spurs, por ishte Mousset që në minutën e 69-të shënoi golin e dytë për vendasit, kurse fitoren e vulosi McBurnie në minutën e 84-të.

E vetmja gjë që mund të bënte Tottenham ishte goli i nderit, të cilin e shënojë Harry Kane në minutën e 90-të.

Pas kësaj humbje, Tottenham renditët në pozitën e nëntë me 45 pikë, kurse Sheffield në të vendin e shtatë me 47 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme