Google ADS

SHBA-ja ia refuzon vizën, peshëngritësi shqiptar mbetet pa botëror

09:45 | 5 Nëntor 2017
Arbresh.info

Daniel Godelli është përfundimisht jashtë botërorit të peshëngritjes që do të zhvillohet në fundin e muajit nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditën e premte sportisti ka marrë refuzimin e dytë brenda pak ditësh nga Ambasada e SHBA-së.

Top Channel ka mundur të sigurojë përgjigjen përfundimtare të ambasadës.

Në këtë mënyrë Daniel Godelli, ish-kampion i botës për të rritur, ka humbur shansin e tij për të rikuperuar imazhin e humbur nga botërori i shkuar ku pasi u shpall kampion bote, medaljet ju hoqën pasi rezultoi pozitiv.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme