Mbrojtësi anglez, Luke Shaw, është duke u përballur vazhdimisht me kritika nga trajneri portugez, Jose Mourinho.
Mourinho kritikën e fundit ia dha pas fitores ndaj Brighton 2 me 0, në kuadër të FA Cup.
Shaë kishte startuar nga minuta e parë, por ishte zëvendësuar nga Mourinho pas 45 minutav.
Mourinho e kritikoi në deklaratën pas ndeshjes, se Shaw nuk shfaqi dëshirën e duhur për të luajtur dhe se nuk e kishte personalitetin e një lojtari të Manchester United, dhe se po ashtu dëshironte të mbrohej më mirë në krahun e majt, me anglezin tjetër, Ashley Young.
Megjithatë, 22 vjeçari është i vendosur të luftojë për të ardhmen e tij në Old Trafford.
Sipas “The Telegraph” Shaw do të mundohet që ta bindë Mourinhon se ai duhet të startojë nga minuta e parë.
Por, sipas të gjitha gjasave trajneri portugez tashmë e ka vendosur ta largojë nga skuadra, së bashku Maourane Fellaini, Chris Smalling dhe Anthony Martial.
Për ish mbrojtësin e Southamptonit besohet se interesim kanë shfaqur Tottenham, Arsenal dhe Chelsea. /arbresh.info/
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën