Shaw konfirmon lëndimin e radhës: Jam absolutisht i shkatërruar

11:41 | 4 Dhjetor 2024
D.H

Mbrojtësi i Manchester United, Luke Shaw ishte rikthyer nga lëndimi që pësoi këtë fillim sezon në ndeshjen ndaj Ipswichit në udhëtim, ku luajti rreth 35 minuta si zëvendësues.

Ai pati minuta edhe në ndeshjesn ndaj Bodo/Glimtit në Europa Leagu dhe Evertonit, së fundmi, shkruan Arbresh.info.

Pikërisht pas ndeshjes së fundmit, anglezit iu është shfaqur një lëndim i ri të cilin e ka konfirmuar vetë lojtari, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Më dhemb shumë që duhet ta shkruajë këtë mesazh sepse me të vërtetë mendova se i kisha kapërcyer vështirësitë e fundit dhe isha rrugën e duhur për të ecur përpara. Por fatkeqësisht, bëra një hap të vogël prapa. Kam kaluar shumë dhe kam pasur shumë ulje-ngritje, por kjo ishte padyshim periudha ime më e vështirë”.

“Unë jam absolutisht i shkatërruar dhe ta pranosh realitetin në këtë kohë është jashtëzakonisht e vështirë. E kuptoj se do të ketë njerëz të frutuar, të zemëruar dhe të zhgënjyer dhe i kuptoj të gjitha këto. Askush nuk e përjeton më keq se unë tani”.

“Ajo që mund të premtoj është se do të bëj gjithçka që mundem për t’u rikthyer më i fortë dhe për ta ndihmuar këtë klub të arrijë objektivat e tij këtë sezon. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Ndihma juaj nuk ka kaluar pa u vënë re nga unë dhe e vlerësoj”, e mbylli Luke Shaw.

Ai ka luajtur vetëm tri ndeshje këtë edicion me “Djajtë e Kuq”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme