Befasia e radhës në turneun US Open është regjistruar sërish në garimin e femrave. Angelique Kerber, që është numri 4 i botës, u eliminua në raundin e tretë në turneun njujorkez nga Dominika Cibulkova.
Tenistja sllovake arriti të fitojë ndaj gjermanes, me rezultat 2-1 në sete, në një ndeshje që u duk sikur ishte në kontrollin e Kerber.
Kjo e fundit fitoi në fakt setin e parë 6-3, por më pas gjeti kundërpërgjigjen e Cibulkovas, e cila fitoi dy setet e tjerë me rezultat të njëjtë 6-3, duke prerë biletën për në 1/8 e finales.
As Maria Sharapova nuk gaboi, e tashmë e sheh veten mes 16 më të mirave të turneut. Tenistja ruse mundi në raundin e tretë letonezen Jelena Ostapenko, me rezultatin 2-0.
Ajo e djeshmja ishte një sfidë ku Sharapova duket se nuk e vuri në asnjë moment në dyshim fitoren, duke i mbyllur setet me rezultatin 6-3 dhe 6-3.
Kundërshtarja e radhës së Sharapovas do të jetë spanjollja Carla Suarez Navarro që eliminoi francezen Caroline Garcia.
Për meshkuj, Roger Federer ka vijuar aventurën në Flushing Meadows. Tenisti zviceran kaloi në 1/8 e finales, pasi mundi në raundin e tretë Nick Kyrgios.
Në moshën 37-vjeçare, Federer e zgjidhi shumë lehtë përballjen me Kyrgios, duke e mbyllur atë me rezultatin 3-0, me sete 6-4, 6-1 dhe 7-5.
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji