Xherdan Shaqiri është shfrytëzuar për vetëm 15 minutave në takimin e sotëm (e premte) mes Liverpoolit dhe Huddersfieldit.
“Redsat” vazhduan garën për titull duke marrë tri pikë të plota me rezultat tronditës 5 me 0 pas në performance sensacionale kundër skuadrës së Florent Hadergjonajt, shkruan portali arbresh.info.
Naby Ketia shënoi pas vetëm 15 sekondave lojë në Anfeild duke vendosur emrin e tij në histori të klubit për golin më të shpejtë të shënuar ndonjëherë nga ndonjë lojtar i Liverpoolit në një ndeshje në Premierë Ligë.
Sadio Mane dyfishoi shifrat tutje para se Mohamed Salah të shënonte gol të bukur duke parabolluar portierin për të përmbyllur një pjesë të parë sensacionale për skuadrën e tij.
Mane realizoi sërish me kokë në të njëjtën mënyrë gjatë pjesës së dytë para se Mohamed Salah të gjente gjithashtu golin e dytë personal në minutën e 83′
Shaqiri krijoi një super harkim menjëherë pas inkuadrimit për Manen duke i dhuruar një mundësi të artë për të finalizuar hat-trick, por topi goditi shtyllën për të përfunduar më pas mbi rrjetë.
Në këtë ndeshje shënoi rikthimin pas më shumë se një viti (367 ditë) mesfushori Oxlade Chamberlain duke u inkuadruar në fushë së bashku me yllin kosovar në minutën e 75’ të ndeshjes pas një qëndrimi të gjashtë jashtë fushe.
Liverpoooli është lider i ri me 91 pikë, dy më shumë se Manchester City me një ndeshje më pak, ndërsa Huddersfieldi tashmë ka të siguruar dëbimin nga Premierë Ligë sepse qëndron në fund të tabelës me vetëm 14 pikë./arbresh.info/
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...