Shaqiri shënoi supergol nga 30 metra, por tifozët nuk janë të kënaqur

16:47 | 2 Qershor 2017
Arbresh Info

Anësori shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri i rikujtoi botës së futbollit për talentin që posedon me një super gol ndaj Bjellorusisë mbrëmjen e kaluar.

25-vjeçari nga Gjilani shqetësoi të gjithë pas transferimit nga Interi në Stoke City gjatë vitit 2015 pas vetëm gjashtë muajve te skuadra italiane, transmeton portali arbresh.info.

25-vjeçari shënoi super gol nga 30 metra
25-vjeçari shënoi super gol nga 30 metra

Por, tifozët e skuadrës në Premierë Ligë ishin të kënaqur që siguruan shërbimet e “Messit të Alpineve”, i cili u vlerësua lartë për aftësitë e tij. Megjithatë, pas dy sezoneve në Premierë Ligë, i “goditur” nga forma e parregullt dhe lëndimet, Shaqiri ende nuk ka shijuar suksesin e merituar pavarësisht aftësive të tij të dukshme.

“Raketa” mbrëmjen e kaluar rreth 30 metra larg nga porta ishte një rikujtim se çfarë është në gjendje të bëjë anësori shqiptar. Qindra persona e kanë parë golin e tij të postuar edhe në YouTube, por disa tifozë të Stoke Cityt janë të zemëruar me futbollistin shqiptar.

Lexo edhe: Xherdan Shaqiri shënon super gol ndaj Bjellorusisë (VIDEO)

“Përshëndetje Xherdan. Shpresoj se nuk është shumë për të kërkuar, por a mund ta bësh këtë në ligë për ne?”, shkruan njëri nga tifozët.

“E di që Hull City nuk është më për ju që të shënoni super gola, prandaj shpresoj që mund të shënoni gola të ngjashme kundër Arsenalit dhe United?”, shkruan një tifozë tjetër i Stoke Cityt.

Por, një tjetër thotë se: “Shaqiri nuk shënon shpesh, por kur shënon atëherë është një gol i mrekullueshëm”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme