Shaqiri rikthehet në stërvitje të plotë te Liverpool

09:44 | 5 Maj 2021
Përparim Bublaku

Mesfushori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje te plotë.

Ka pasur raportime që shqiptari ka munguar në stërvitje, pas një problemi, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Shaqiri është duke bërë stërvitje të plotë bashkë me bashkëlojtarët.

29-vjeçari ka zhvilluar 788 minuta për “Reds” këtë edicion, por pritet që të largohet në fund të edicionit.

Sevilla, Roma dhe Galatasaray thuhet se kanë shprehur interesim për Shaqirin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme