Shaqiri pranon ofertën e Lyonit

22:02 | 11 Gusht 2021
KRG

Sulmuesi me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri ka pranuar ofertën  e Lyonit dhe tani mbetet vetëm dakordimi mes dy klubeve rreth çmimit të transferimit.

Sipas “L’Equipe” Shaqiri ka rënë dakord të  paguhet 350 mijë euro në muaj dhe do të nënshrkuaj kontratë tre vjeçare.

Kosovari kohëve të fundit  ka qenë pjesë e Liverpoolit por  nuk ka mundur të jetë pjesë e ekipit të parë duke startuar gjithmonë në ndeshjet kyçe të skuadrës andaj, kalimi i tij tek Lyoni do të jetë një rast e mirë për të shkelqyer. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme