Xherdan Shaqiri ka marr një vendim të papritur lidhur me kombëtaren e Zvicrës.
Ai gjatë ditës së sotme ka marr vendim të pensionohet nga kombëtarja helvete, shkruan Arbresh.info,
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai ka shkruar se për 14 vite sa ka qenë pjesë e Zvicrës kanë qenë momente të paharrueshme.
“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirën kombëtares. Mbeten kujtimet e bukura dhe ju them të gjithëve: FALEMINDERIT!”, ka shkruar Xherdan Shaqiri.
Ai ka realizuar 32 gola në 124 paraqitje me helvetët që nga vitit 2010.
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...