Xherdan Shaqiri do të ketë bisedime me Stoke Cityn për të vendosur rreth të ardhmes së tij.
Shaqiri sivjet ka realizuar shtatë gola dhe gjashtë asistime për klubin që rrezikon të largohet nga Premier Liga.
Ish-anësori i Bayern Munichut dhe Interit, kaloi te Stoke në vitin 2015 dhe kontrata i skadon në verën e vitit 2020.
Kur është pyetur për mundësinë e largimit gjatë verës nëse Stoke bie në rangun më të ulët, 26-vjeçari ka thënë: “Të gjithë e dinë se jam lojtar që dëshiron të luajë në nivelet e larta – kjo është shumë normale”.
“Por i kam edhe dy vjet në kontratën me këtë klub. Duhet të shohim se çfarë ndodh këtu. Jam i lumtur për momentindhe kam edhe dy vjet kontratë. Pas këtij sezoni do të ulemi dhe bisedojmë”.
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban