Chelsea do kthej vëmendjen në Premierë Ligë për ndeshjen e së shtunës, pesë ditë pas eliminimit në ‘FA Cup’ që ia shkaktoi Manchester United.
Lideri i ligës angleze do të takohet me Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit në stadiumin ‘Bet365 Stadium’ për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 29 në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info. Trajneri Mark Hughes shpreson në rikthimin e yllit shqiptar për këtë ndeshje mjaftë të rëndësishme, por 25-vjeçari vazhdon të ketë ende probleme me lëndimet.
Shaqiri është lënduar në pulpë të këmbës dhe ndeshja e së shtunës është shumë afër për reprezentuesin e Zvicrës që të rikuperohet.
Kosovari i lindur në Gjilan nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Stoke Cityt që pas barazimit 1 me 1 në fund të muajit janar ndaj Manchester United./arbresh.info
‘Sulme masive’ në sektorin energjetik të Ukrainës, thotë min...
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Parashikimi i motit për sot
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...