Google ADS

Shaqiri mbetet te Liverpooli “sherri” i koronavirusit

12:18 | 6 Janar 2021
Arbresh.info

Xherdan Shaqiri ka vendosur të qëndrojë te Livepooli së paku deri në fund të këtij sezoni. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp nuk pritet të bëjë ndonjë transferim të madh në janar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por, edhe në rast të ndonjë transferimi, siç raportoi të mërkurën “Express”, do të jetë qendërmbrojtës.

Edhe vet Shaqiri është i kënaqur që është pjesë e Liverpoolit, ndonëse kishte raportime se ai kishte planifikuar largimin qysh në verën e vitit të kaluar. Ai së fundi është kthyer në fushë pas një lëndimi dhe pritet të ketë minutazhë më të madhe në pjesën e mbetur të sezonit në Angli.

Futbollisti 29-vjeçar te Liverpooli u transferua në vitin 2018, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe një tjetër e ka asistuar në shtatë paraqitje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme