Google ADS

Shaqiri: Kur shkoj në Kosovë më bën telefoni çdo 10 minuta, u themi njerëzve që s’jam në shtëpi, s’i njoh kusherinjtë

13:04 | 29 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Xherdan Shaqiri e viziton shumë rrallë Kosovën.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Zvicër gjatë verës kur është në pushime më shumë preferon të shkojë në një vend bregdetar sesa të vijë në Kosovë, siç bën zakonisht Granit Xhaka për shembull.

Dhe, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit thotë se kur shkon në vendlindjen e prindërve, nuk i pushon së cingëruari telefoni, shkruan “Gazeta Express”.

Ai madje shpesh nuk e hap telefonin pasi dëshiron të pushojë dhe t’i shijojë momentet me familjen.

Përfaqësuesi zviceran thotë se ka aq shumë kushërinj sa që nuk i njeh një pjesë të tyre.

“Unë nuk shkoj atje (në Kosovë) shpesh dhe kjo bëhet më speciale për njerëzit kur të shkoj. Telefoni cingëron çdo 10 minuta kur jam atje”, tregon për mediumin zviceran “Blick” Shaqiri, i cili shpesh i lë prindërit e tij ta kapin telefonin për t’i “trembur” thirrësit.

“Ata ju thonë njerëzve se kam dalë”, shpjegon tutje Shaqiri, i cili nuk ndalet me kaq, përcjell “Gazeta Express”.

“Nëna dhe babai im i kanë tetë vëllezër e mora. Unë kam shumë kushërinj në Kosovë, shumicën prej tyre nuk i njoh”, deklaron Shaqiri duke qeshur.

Ai e ka mundësinë sot të shohë shumë njerëz që ndoshta nuk ia ka parë për një kohë të gjatë.

“Unë do t’i përshëndes disa njerëz të Kosovës që do t’i takoj në Letzigrund”, përfundoi Shaqiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme