Google ADS

Shaqiri krijoi golin e Salahs pas vetëm shtatë minutave në fushë

23:23 | 26 Prill 2019
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri kishte një ndikim të menjëhershëm te Liverpooli në takimin e sotëm (e premte) kundër Huddersfieldit.

Anësori kosovar u inkuadrua në fushë në minutën e 75′ të ndeshjes në Anfield, por arriti të krijonte një gol me një pasim vërtetë të bukur pas vetëm shtatë minutave në fushë, shkruan portali arbresh.info.

Goli i dytë nga Mohamed Salah për 5 me 0 erdhi në minutën e 83′ por edhe pse Andrew Robertson ishte asistues, gjithçka ishte krijuar nga mjeshtri kosovar Xherdan Shaqiri.

Edhe pse ishte nën presion nga një mbrojtës i skuadrës mysafire, bartësi i fanellës me numër 23 te “Redsat” arriti në formë të shkëlqyer të pasojë topin te Roberton duke thyer mbrojtjen e Huddersfieldit me topin e tij para se 25-vjeçari të asistonte te Salah.

Shaqiri bëri gjithashtu një super krosim për sulmuesin Sadio Mane që ishte afër finalizimit të hat-trick’ut por që topi me kokë nga reprezentuesi senegalez goditi transversalen para se të përfundojë jashtë.

Goditja me kokë nga Mane pas krosimit nga Shaqiri

Në sekondën e fundit, Shaqiri bëri gjithashtu një goditje nga distanca por që topi përfundoi jashtë./arbresh.info/


(Shikoni më poshtë ose duke klikuar këtu pasimin e shkëlqyer nga Shaqiri që u finalizua me gol nga Salah)

Të ngjashme