Xherdan Shaqiri ka insistuar se rënia nga forma e Liverpoolit është “normale” dhe se lojtarët “nuk janë robotë që mund të jenë gjithmonë me 200 për qind”.
Liverpool është shtatë pikë prapa liderit Manchester City pas 22 ndeshjeve të para të edicionit 2020/21.
Skuadra e Jurgen Klopp ishte modeli i qëndrueshmërisë ndërsa u shpallën kampion në Premier Ligë sezonin e kaluar, por një kombinim i dëmtimeve dhe një dështimi për t’u përshtatur me orarin e mbingarkuar të ndeshjeve të shkaktuara nga kriza e koronavirusit kanë çuar në një rënie të ndjeshme të formës.
“Ne jemi si njerëz normalë që kemi ulje dhe ngritje. Kjo është normale. Ne nuk jemi robotë që mund të jemi gjithmonë me 200 për qind. Skuadrat në Premier Ligë janë të mira, madje edhe ekipet e vogla janë të vështira për t’u mposhtur. Ekipet më të mira nuk janë gjithmonë të mira. Nuk jemi vetëm ne”, tha anëtari i Liverpool për Daily Mail.
“Ndoshta kemi pasur disa ndeshje ku nuk ishim aq të mirë. Ka pasur shumë skuadra kryesore këtë sezon të cilët nuk kanë qenë në formën më të mirë, por ne jemi akoma në tre ose katër më të mirët, kështu që nuk mund të ankohemi. Unë e shoh ndryshe nga njerëzit jashtë”.
“Ne jemi një nga skuadrat më të mira në Premier Ligë dhe në botë. Ne jemi njerëz normalë dhe jo robotë, kështu që kemi momente të dobëta ndonjëherë kur nuk jemi aq të mirë dhe ekipet e tjera po bëjnë më mirë gjatë gjithë kohës dhe kjo është gjithashtu normale’’, deklaroi reprezentuesi zviceran.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...