Google ADS

Shaqiri i zhgënjyer te Liverpooli: Duhet të gjej zgjidhje

22:12 | 15 Gusht 2019
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri ka folur për herë të parë për rolin e tij si rezervist në Liverpool.

Anësori kosovar nuk mund të ankohet për mungesë të vëmendjes për shkak se vështirë se kalon ndonjë ditë pa kaluar emri i tij në kryetitujt e gazetave, transmeton portali arbresh.info. Por, kjo është zakonisht rreth një ndryshimi të mundshëm të klubit – lloj vëmendje të cilën mesfushori i Liverpoolit nuk është se e dëshiron.

Pas Superkupës të së mërkurës të fituar kundër Chelseas me anë të penaltive, Shaqiri ka njoftuar se nuk ka pasur oferta nga Galatasaray apo AS Monaco siç është përfolur.

“Nuk e kam idenë rreth këtyre gjërave se si kanë ardhur. Nuk e di për këto oferta”


A është rezervist Shaqiri?

Pas ndeshjeve parasezonale, ku në gjysmën e tyre ishte në dispozicion si startues, tashmë gara për pozitë këtë sezon për Shaqirin është përkeqësuar me rikthimin e Alex Oxlaide Chamberlain. Në tri ndeshjet e fundit kompetitve, për reprezentuesin e Zvicrës ishin rezervuar vetëm tetë minuta për të luajtur gjatë duelit kundër Manchester Cityt në Community Shield.

“Jam i zhgënjyer që nuk kam luajtur më shumë. Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë në bankinë”, ka thënë Shaqiri, transmeton portali arbresh.info.

Transferimi i tij te Stoke verën e kaluar sigurisht se është shpaguar për shkak se kurdo që trajneri Jurgen Klopp është mbështetur te Shaqiri, ai ka pasur mundësi të llogarisë në të. Në fitoren te gjysmëfinalja ndaj FC Barcelonës në Ligë të Kampionëve, ai kontribuoi me një asistim në pjesën e dytë dhe krijoi një pasim kyç që rezultoi në gol. Por, çfarë mendon Shaqiri të bëjë në të ardhmen?

“Duhet të gjej një zgjidhje”

Në moshën 27-vjeçari, Xherdan Shaqiri është aktualisht në pjesën më të mirë të futbollit të tij kreativ. Por, në mungesë të kohës së rregullt në fushë,, vlera e tij në treg bie dhe ndoshta mund të humbas edhe rolin e tij te skuadra kombëtare para Kampionatit Evropian.

“Është e qartë se dua më shumë kohë”, thotë Shaqiri, transmeton portali arbresh.info. “Duhet të shikojë situatën dhe të gjej një zgjedhje”.

Në Liverpool, anësori kosovar ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Në rast të largimit të tij brenda javëve të ardhshme, klubi anglez nuk mund të nënshkruaj me ndonjë zëvendësues të tij për shkak se merkato e transferimeve në Premierë Ligë tashmë ka përfunduar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme