Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm të pranojë situatën e tij te Liverpooli.
Por, ai pranoi se ndjehet ‘pesimist’ në përgjigje të mungesës së minutave të tij në këtë sezon.
Këto fjalë ylli shqiptar i tha gjatë një interviste me mediumin e njohur zviceran Teleclub.
“Nuk është e lehtë për mua, sigurisht që jam pak pesimist”, ka thënë fillimisht Shaqiri.
“Duhet të jesh në gjendje ta trajtosh atë dhe duhet ta pranosh, unë gjithmonë isha në skuadër”.
Shaqiri nuk është i lumtur me minutat e paktë te Reds (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)
“Ju nuk mund t’i kërkoni trajnerit të luash çdo ndeshje”.
Shaqiri insistoi gjithashtu se është i lumtur edhe përkundër kësaj dhe synon ta fitojë titullin e Ligës Premier me Reds.
“Ndihem shumë komod këtu. Kemi një trajner të shkëlqyeshëm, një klub të shkëlqyeshëm. Ndjehemi si një familje”.
“Shpresoj se mund ta sjellim titullin e Ligës Premier në Liverpool pas 30 vjetësh”, përfundoi ylli shqiptar. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...