Shaqiri e konfirmon formën solide me një tjetër gol, Chicago avancon tutje

09:49 | 1 Gusht 2023
A Z

Xherdan Shaqiri e ka konfirmuar formën e tij solide.

Ylli kosovar ka arritur të shënojë prapë gol për Chicagon në barazimin 1:1 kundër Puebla në Kupën e Ligës.

Përfaqësuesi zviceran e barazoi rezultatin në 1:1 nga gjuajtja e lirë, me topin e devijuar nga një lojtar, shkruan “Gazeta Express”.

E ky gol ishte vendimtar për Chicagon që ta marrë primatin në grupin e tij dhe që të shkojë në të 16-ën e finales.

Fire në këtë fazë do të përballet me Club America.

Pasi loja përfundoi 1:1 u gjuajtën penalltitë dhe Puebla fitoi 10:9, duke e fituar një pikë ekstra.

Por, kjo nuk e dëmtoi Chicagon, e cila po shkon me hapa të sigurt drejt fazës finale të kësaj gare prestigjioze.

Shaqiri, nga ana e tij, e shënoi golin e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit.

Shaqiri e konfirmon formën solide me një tjetër gol, Chicago avancon tutje

Të ngjashme