Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të luajnë në “Katar 2022”, ku në grup Zvicra është shortuar me Kamerunin, Brazilin dhe Serbinë.
Sulmuesi anësor i Chicago Fire, ka folur për shortin, duke e cilësuar Brazilin si favoritin e grupit.
“Ne njohim shumicën e ekipeve nga Botërori 2018, kurse Kameruni është ekip interesant me lojtarë të mirë që luajnë në liga të forta. Për mua Brazili është favorit i madh i grupit. Ekipet tjera do të luajnë për vendin e dytë. Synimi ynë fillestar është ta kalojmë grupin”.
“Do të jetë vështirë. Na duhen tri ndeshje shumë, shumë të mira për të qenë në gjendje të avancojmë. Por falë përvojës së madhe në këtë turne ne do të shkojmë në Botëror me vetëbesim. E dimë se çka na pret”, ka thënë Shaqiri për sajtin zyrtar të Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Xhaka e quan “jo short të keq”
Në anën tjetër kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka bërë një postim lidhur me shortin për Botërorin “Katari 2022”.
“Jo aq keq”, ka shkruar Xhaka në postimin në “Instagram” ku e ka paraqitur fotografinë me ekipet e grupit.
Xhaka dhe Shaqiri kishin shënuar gola në fitoren prej 2-1 para atër vitesh ndaj Serbisë.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...