Shaqiri: Bayerni bllokoi transferimin në Liverpool

12:04 | 31 Mars 2017
Arbresh Info

Në verën e vitit 2014, Liverpooli humbi sulmuesin Luis Suarez, i cili u transferua te Barcelona, dhe për të mbushur hapësirën e tij ata zgjodhën Xherdan Shaqirin, i cili në atë kohë ishte një lojtar i Bayernit.

“Unë doja të largohesha në verë në të gjitha mënyrat dhe kisha oferta nga Liverpooli dhe Atletico”, tha Shaqiri në një intervistë, transmeton portali arbresh.info. “Brendan Rodgers më thirri disa herë para Kampionatit Botëror, por Bayerni ndaloi largimin tim”

Sidoqoftë, Shaqiri nuk vonoi shumë dhe u largua nga Bayern Munichu duke shpenzuar fillimisht gjashtë muaj te Interi në janar të vitit 2015 para transferimit në Stoke City në fillim të edicionit 2015/16.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës nuk ka qenë në dispozicion për skuadrën e Mark Huges që nga barazimi ndaj Manchester United në fund të muajit janar./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme