Google ADS

Shaq e kritikon Jamesin: S’mund të ankohesh kur i fiton 200 milionë dollarë dhe stërvit dy orë në ditë

17:04 | 30 Qershor 2021
KRG

Kalendari i ndeshjeve në NBA këtë sezon ka nxitur debat, pasi një numër i madh lojtarësh e kanë kritikuar atë për shkak të lëndimeve si pasojë e ndeshjeve të shpeshta.

Ndër kritikët më të mëdhenj ishte LeBron James, mendimi i të cilit merret parasysh gjithmonë. James është i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve dhe u ankua për mungesë pushimi.

Megjithatë, ylli i Los Angeles Lakers ka thënë se e kupton aspektin biznesor të këtij sezoni.

Por ish-basketbollisti i Lakers, Shaquille O’Neal, nuk i ka pritur mirë ankesat, duke argumentuar se atletët fitojnë para të majme, në një kohë kur njerëzit e zakonshëm po i humbin vendet e punës si pasojë e pandemisë COVID-19.

Prandaj ai thotë se ankesat e tyre janë të padrejta.

“Kur jeton në një botë ku 40 milionë njerëz mbesin pa punë dhe ti i fiton 200 milionë dollarë, nuk ke të drejtë të ankohesh”, tha Shaq.

“Unë personalisht nuk ankohem dhe nuk gjej arsyetime, sepse njerëzit e zakonshëm e heqin të zitë e ullirit duke punuar ndërsa basketbollistët stërviten dy orë në ditë dhe pastaj e luajnë një ndeshje dyorëshe natën dhe fitojnë shumë para”, shtoi ai. /Gazeta Express/

 

 

Të ngjashme