Google ADS

Shaparenko: Humbja nga Rumania ishte leksion për ne, krenar për fitoren

18:55 | 21 Qershor 2024
R J

Pas fitores së Ukrainës ndaj Sllovakisë me rezultat 2:1 në ndeshjen e xhiros së dytë në Grupin E në Euro 2024, Mykola Shaparenko, i cili u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, shprehu kënaqësinë dhe krenarinë për performancën e ekipit.

“Dua të them që ndeshja e parë kundër Rumanisë na dha një mësim të madh dhe na lejoi të jemi të gatshëm për sot. Treguam forcën tonë mendore. I ndoqëm udhëzimet dhe idetë e trajnerit tonë, dhe jam shumë krenar për këtë fitore”, tha Shaparenko.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e golit të barazimit: “Goli i barazimit na dha besim dhe frymëzim për ta kthyer ndeshjen. Mbështetja nga tifozët ishte e shkëlqyer dhe ne thjesht duhej të vazhdonim dhe të fitonim”, shtoi ai.

Kjo fitore është veçanërisht domethënëse për Shaparenkon, pasi ai u bë lojtari i parë i Dynamo Kyiv që shënon në një Kampionat Evropian që pas Andriy Shevchenkos në vitin 2012. Paraqitja e tij e shkëlqyer dhe goli vendimtar kontribuuan në këtë fitore të rëndësishme për Ukrainën, duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit për kualifikimin në fazën eliminatore./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme