Google ADS

Shani Tarashaj i lirë nga Evertoni

16:07 | 18 Korrik 2018
Arbresh Info

Evertoni është i gatshëm për të dërguar Shani Tarashajn sërish te Grasshoppers.

‘Blick’ raporton që Evertoni do të liroj mesfushorin me tipare sulmuesi te Grasshoppers brenda ditëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info.

Negociatat tani janë në një fazë të avancuar.

Tarashaj ka nënshkruar me Evertonin dy vite më parë, por nuk arriti të impresionoi në skuadrën e parë.

Reprezentuesi 23-vjeçar i Zvicrës ka shpenzuar dy sezone në formë huazimi te Eintracht Frankfurti. Ai së shpejti do të nënshkruaj një marrëveshje me Grasshoppersin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme