Kanë përfunduar të dy ndeshjet që ishin duke u zhvilluar momentalisht në kuadër të Champions League.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Signal Iduna Park”, Borussia Dortmundi e ka mposhtur 2:0 Newcastle United.
Golat e fitores për skuadrën gjermane i shënuan Niclas Fullkrug (minuta e 26′) dhe Julian Brandt (minuta e 79′).
Me pikët e reja, Dortmundi ngjitet në krye të Grupit F me shtatë pikë, krahas Newcastle që renditet në vendin e tretë me katër pikë.
Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja interesante mes Shakhtar Donetsk dhe Barcelonës, ku kjo e fundit u mposht si mysafire.
Barcelona u mposht 1:0 në stadiumin “Volksparkstadion”, ku golin e fitores për Shakhtarin e shënoi Danylo Sikan në minutën e 40′ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Shakhtari ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e tretë, krahas Barçës që renditet e para me nëntë pikë. /Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi