Të premten (nesër) do të zhvillohen ndeshjet e dyta të “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve. Skuadrat që shënojnë dy fitore kualifikohen në finale, ku me dy fitore skuadra inkuadrohet në Superligë, ndërsa finalisti do të luajë në “Play-out” me vendin e shtatë të elitës.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet New Basket dhe Prishtina e Re, përcjell arbresh.info.
Në takimin e parë fitore shënuan prishtinasit në momentet e fundit me rezultat 72:71. Prizrenasit do të mundohen të fitojnë dhe të vendoset fituesi në sfidën e tretë, kurse prishtinasit synojnë fitore për tu kualifikuar në finale.
Takimi i dytë është Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 106:67 dhe janë favoritë edhe për përballjen e dytë, pasi në Ligën e Parë në garat e rregullta kishin 18 fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash.
Play-off, ndeshjet e dyta
E premte
16:00 NEW Basket – Prishtina e Re
20:30 Vushtrria – Vëllaznimi
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...