Sfida me Napolin, Ancelotti nuk shqetësohet nga dëmtimet

08:12 | 29 Nëntor 2023
K.B

Real Madrid ka shumë futbollistë të dëmtuar për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, por trajneri Carlo Ancelotti mendon se skuadra e tij e ka potencialin për t’u përballur me të tilla probleme.

Kundër të kaltërve në mbrëmjen e së mërkurës nuk janë të disponueshëm Aurelien Tchouameni, Vinicius Junior, Eduardo Camavinga, ndërsa Luka Modric është në dyshim.

Por tekniku italian ka besim te skuadra e tij.

“Të flasësh shumë për problemet që kemi dhe mungesat, mendoj se është mungesë respekti për lojtarët që do të luajnë. Ata po e bëjnë shumë mire! Ata po kontribuojnë në një mënyrë që nuk e prisnim. Mendoj se kemi një skuadër shumë të mirë. Do të jetë ndeshje e fortë ndaj Napolit. Ata janë të motivuar dhe ardhja e Maxarri-t mund t’i shtojë ekipit më shumë eksperiencë dhe njohuri për sfidën”.

Real Madridi e ka siguruar tashmë kualifikimin në të 16-at pas katër fitoreve nga katër ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve dhe i duhet vetëm një pikë kundër Napolit, për të rezervuar vendin e parë në grup.

“Los Blancos” ka 12 pikë në Grupin C, me të kaltrit pesë pikë më pas në vendin e dytë. Italianët sigurojnë kualifikimin nëse fitojnë në Spanjë. Sfida tjetër e Grupit C është Braga-Union Berlin./Klan News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme