Sezoni i Neymar në PSG tashmë ka përfunduar

14:47 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Paris Saint Germaini sigurisht është i tronditur me të kuptuar që Neymar nuk do të jetë më në dispozicion.

Sot (e enjte) është vlerësuar gjendja e brazilianit dhe Paris Saint Germain ka marr një tjetër lajm tronditës në lidhje me futbollistin më të shtrenjtë në botë, transmeton portali arbresh.info.

Neymar është konfirmuar se do të operohet të shtunën në Brazil, por në vend të qëndrimit prej tetë javë jashtë fushës, tani është konfirmuar se ylli do të qëndroj tre muaj jashtë fushës.

Kështu ka thënë doktori i skuadrës kombëtare të Brazilit, Rodrigo Lasmar, i cili konfirmoi se Neymar do të jetë jashtë fushës për “dy muaj e gjysmë apo tre”.

Ligës 1 i kanë mbetur vetëm edhe 10 javë derisa Kampionati Botëror 2018 në Rusi fillon pas 100 ditëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme