Google ADS

“Sezon me shije të hidhur”

17:25 | 26 Maj 2021
A. B.

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic ka zgjedhur rrjetet sociale për ta shprehur frustrimin e tij për minutat e paktë të lojës në Blaugrana për sezonin 2020/21

Dështimi i Barcelonës, Miralem Pjanic ka postuar një mesazh në instagram duke kërkuar përgjigje pasi ka mbetur “me shije të hidhur” në fund të sezonit të tij të parë në Camp Nou.

Pjanic shkoi në Barça nga Juventusi në qershorin e vitit të kaluar si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi me Arthur që shkoi në drejtim të kundërt, duke i dhënë fund epokës së tij në Juventus pas katër viteve.

Boshnjaku ishte cilësuar si njëri prej mesfushorëve më të mirë në Europë gjatë kohës së tij në Torino, por ai ka dështuar që t’i tregojë këto standarde të larta në La Liga.

Pjanic është dashur të këtë një rol më të madh në fushë në skuadrën e Ronald Koeman në sezonin e tij të parë, por ai zgjodhi rrjetet sociale për ta shprehur zhgënjimin pas fitores në xhiron e fundit kundër Eibar – ku ai luajti si zëvendësues në 16 minutat e fundit.

“Nderoja fanellën, Respektoje skuadrën, Jep gjithçka për të brenda dhe jashtë fushës”, ka shkruar 31 vjeçari në Instagram. “Kjo është ajo që e meriton Barcelonë. Kjo është ajo çfarë kam bërë me shokët e skuadrës nga dita e parë. Ky sezon me ka lënë paksa me shije të hidhur dhe me disa pyetje që kërkojnë përgjigje”, ka thënë ai në këtë postim. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme